Archive for March 28th, 2009

Kontroll Ushqimi, Kujdes Aknesh.

Posted: March 28, 2009 Category: Shëndet

Nëse pini duhan, pini alkool ose kafe atëherë ky sigurisht nuk është programi ideal që duhet të ndiqni për eleminimin e akneve tuaja.

Në këtë artikull do të keni mundesi të informoheni për disa prej ushqimeve të cilat duhet ti ndaloni së ngrëni. Sigurisht nuk keni përse të ndryshoni menunë tuaj menjëherë sepse të gjithë e dimë që kjo është e pamundur. Jo të gjithë njerëzit mund t’a bëjnë këtë, kështuqë kjo është dicka që duhet bërë gradualisht. Gjithashtu e di që është shume ë vështirë të mos shijoni më disa ushqime mjaft të shijshme, por duhet ti bëni një pyetje vetes :

“Kush dua unë të jem…? Një njeri normal pa akne apo një e fiksuar ushqimesh?”

Zgjedhja është e juaj dhe jam e sigurt që do të bëni zgjedhjen e duhur,  më poshtë është lista ku rradhiten disa prej ushqimeve që duhet t’i evitoni;

Cokollatat- Disa cokollata janë më të shëndetshme se të tjerat. Ato të cilat kanë në përbërje yndyrna si qumësht, gjalp dhe shumë sheqer nuk janë të shëndetshme për shëndetin tuaj dhe lëkurën tuaj.

Ushqimet e yndyrshme e të skuqura- Ushqimet e skuqura, gjalp, djathrat, byfteqet etj.                                                                           Ushqimet e paketuara- Ushqimet e paketuara ose në kuti e qese konsiderohen si ushqime të vdekura të cilat nuk u japin asnjë lloj force jetike trupit tuaj përkundrazi ato thjesht marrin nga ju duke përdorur mineralet, vitaminat dhe enzimat e tretjes gjatë procesit të tretjes. Nuk kanë fibra kështuqë shkaktojnë probleme në jashtëqitje.

Buka e bardhë- Ajo është e vështirë për t’u tretur dhe shkakton probleme në jashtëqitje.

Ushqimet e konservuara dhe me shije artificiale- Këto konsiderohen si ushqimet më helmuese, pasi trupi juaj nuk “di” cfarë të bëjë me to kështuqë ai I ruan ato në trup si mbeturina helmuese.

Qumshti, akulloret, djathrat e rëndë- Këto lloj ushqimesh shkaktojnë alergji dhe mukozë. Kjo mukozë mbulon zorrën dhe sipërfaqe të tjera të brëndshme dhe shkakton probleme në zonën e prekur. Kto zona kthehen në zonat e preferuara të patogjenëve të ndryshëm dhe baktereive. Kur të keni një sasi të konsiderueshme të kësaj mukoze në trupin tuaj, ajo fillon të shfaqet në fytyrën tuaj. Nësi nuk mund ti tresni produktet e bulmetit, kjo mund t’ju shkaktojë akne.

Sodat janë pija më e dëmshme që mund të pini. Ato përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe acidi fosforik.

Sheqeri konsiderohet si helm I bardhë. Ai krijon sëmundje të ndryshme shëndeti.

Kriprat- Do ishte mirë në sasi sa më të vogla për arsyen kryesore, jodin. Jodi shkakton aknet.

Vitamin B12- Prodhon aknet.

Keto pra janë ndër më kryesoret.

Kërkon përgjegjësi dhe dëshirë për të ndryshuar dietën tuaj. Mund ta bëni

por ngadalë. Filloni t’a ndryshoni atë ngadalë dhe do të shikoni ku do të jeni në krye të gjashtë muajve.

Më poshtë keni mundësi të lexoni disa prej frutave dhe lëngjeve që mund t’ju ndihmojnë në eleminimin e akneve.

Ngrënia e frutave të kuqe e portokalli në ngjyrë, mund t’ju ndihmojnë për një trup të shëndetshëm dhë një lëkurë të pastër. Më poshtë janë disa prej frutave që ju ndihmojnë.

Mollët- Hani 3-4 mollë në ditë për pastrimin e akneve. Mollët janë ndër zgjidhjet më të mira për pastrimin e akneve. Hani në të paktën 2 në ditë.

Kajsitë- Hani sa të dëshironi. Kajsitë janë burim mineralesh,  fibrash dhe beta-karrotenit dhe do t’ju ndihmojnë të kontrolloni aknet. Ndihmojnë në jashtëqitje.

Qeshitë- Janë pastrues të mirë gjaku dhe ndihmojnë mëlcinë dhe veshkat.

Grejpfrut- Ndihmojnë në tretjen dhe eleminimin e helmeve.

Rrushi- Ndihmon në pastrimin e trupit dhe gjakut.

Mango- Ai është I mirë për inflamacionin e veshkave. Ka në përbërje shumë minerale të cilat ndihmojnë të neutralizojnë mbeturinat acide.

Luleshtrydhet- Ato janë një prej frutave më të rëndësishme për veprimtarinë kundër akneve

Frutat e mëposhtme janë shumë të efektshme kundra akneve, përderisa kanë dhe një efekt antibiotiku.

Rrushi

Kumbullat

Fiqtë

Mjalti

Lëngu mollës

Lëngu rrushit

Përdorni sa më shumë nga këto fruta në dieten tuaj. Shumë shpejt do të shikoni ndyrshime në lëkurën tuaj dhe aknet tuaja do fillojnë të zhduken.

Disa lëngje që ndihmojnë në pastrimin e akneve.

Lëngu mollës
Pini të paktën dy gota lëng molle cdo ditë. Lëngu mollës ka një nivel të lartë mineralesh dhe vitaminash, cka e bën atë idealin pëe një lëkurë të shëndetshme.

Lëng kajsie me boronicë
Përzjeni sasi të njëjta lëngu kajsie dhe boronice dhe shtoni pak mjaltë për shije. Pini një gotë cdo mëngjes. Sasinë tjetër të mbetur vendosini në një vënd të freskët dhe pini nga një gotë mbasdite dhe në darkë.

Lëngu I limonit
Lëngu I limonit është një prej kurave më të mira që mund të pini për shëndetin e lëkurës tuaj. Ai përmban shumë minerale të cilat ju ndihmojnë në eleminimin e mbeturinave acide. Lëngu limonit ndihmon në jashtëqitje, crregullimet e mëlcisë, ul sasinë e akumuluar të mukusit, zvogëlon rrezikun e infeksioneve dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës nga crregullime të ndryshme si akne.

Lëngu portokallit dhe limonit

Përzjeni 3 pjesë të lëngut të potokallit me një pjesë të lëngut të limonit. Shtoni pak ujë dhe mjaltë dhe vendoseni në një vend të freskët. Pijeni lëngun gjatë ditës për një lëkurë që shkëlqen.

Në përgatitjen e lëngjeve tuaj mundohuni të përdorni fruta të freskëta. Nëse nuk keni kohë ti shtrydhni vetë ato, lëngjet në kuti janë zgjedhja e dytë (por jo e rekomanduar) për pastrimin e akneve tuaja.

Aromë Kafeje!

Posted: March 28, 2009 Category: Kuzhina

Shumë prej nesh e dashurojnë kafen e për kto fansa më poshtë mund të gjeni 5 prej recetave më të mira që mund të shijoni kafen por ne një mënyrë tjetër.Shpresojmë t’ju pëlqejnë.

Kafeja irlandeze

1 lugë caji, sheqer
1 gotë bushmill(njësi matëse) uiski irlandeze

2/3 filxhan kafeje ose kafe me esencë kremi irlandez
1/4 filxhan me krem, I rrahur mirë.
Zjeni ujin dhe shtoni kafen me sheqerin dhe përzjeheni atë.Hidheni në gotë. Shtoni gotën e uiskit, dhe shtoni në fund kremin. Për ktë recetë këshillohet më shumë kafeja e zezë.
Kafe franceze pikante

1 lugë caji lëkurë portokalli I grire e I freskët
1/2 lugë caji kanellë
1/4 luge caji arrë hindi
5 karafilë të plotë(erëz)
Sasi të njëjtë kafeje që pini përditë
Shtoni përbërësit e mësipërm sëbashku zijini normalisht(përvec portokallit). Vendosni një lëkurë portokalli në fund të gotës tuaj. Shtoni kafenë dhe shtoni sheqer dhe krem për shije ,e ne fund spërkateni sipas dëshirës me arra hindi dhe kanellë.

Kafe me cokollatë e mente

1 ons(=28.3 gr) liker mente
Cokollatë e thërmuar pluhur.
Krem I rrahur(I padetyrueshëm)
Kafe e rregullt
Zijeni kafen e rregullt, e shtoni një ons liker në gotë. Shtoni pak krem të rrahur sipas dëshirës dhe spërkateni me cokollatë pluhur.

Milkshake me shije kafeje

1 pintë(=0.568l)akullore me shije kafeje
2 lugë caji llum kafeje
1/2 gotës rum(e padetyrueshme)
4 deri në 6 lugë të vogël akullore me vanilje
Pudër kafeje

Futeni akulloren në përzjerës. Shtoni rum dhe llumin e kafesë. Përzjejeni në gradacion të lartë derisa të bëhet kremoze e butë. Futeni në gotë të gjatë, dhe shtoni nga një lugë të vogël akullore me vanilje në cdo gotë. Spërkateni me pudrën e kafesë.

Kafe moka

1 gotë me kafe të freskët të zjerë
1 pint me akullore vanilje, e butë
6 lugë gjelle shurup cokollate
1 gotë të përgatitur me kafe të ftohtë

Përzjeni kafe të nxehtë dhe shurupin e cokollatës në një përzjerës. Përzjejeni derisa të zbutet. Ftojeni përzjerjen në temperaturën e dhomës. Hidheni përzjerjen në një enë të mesme. Shtoni akulloren e zbutur dhe kafen e ftohtë. Në një drejtim rrethor përjejini derisa të zbuten. Hidhini me një lugë në gota të gjata dhe shërbejini menjëherë.