Archive for March 24th, 2009

Dini C’do Gjë Mbi Perlat?

Posted: March 24, 2009 Category: A e dini se....

Pra,mendoni se dini shumë gjëra për perlat? Provoni këtë kuic prej 10 pyetjesh dhe shikoni… por mos I kopjoni përgjigjet para se të mbaroni.
1.    Perla është guri I lindjes I njerëzve që kanë lindur në cilin muaj?
a.    Dhjetor
b.    Qershor
c.    Korrik
d.    Asnjë nga të mësipërmet
2.    Perlat janë një dhuratë tradicionale për cilin përvjetor?
a.    I pesti
b.    I pesëmbëdhjeti
c.    I tridhjeti
d.    Asnjë nga të mësipërmet
3.    Cila figurë historike thuhet që ka tretur një perlë në një gotë verë dhe e ka pirë atë për ti bërë përshtypje një mashkulli?
a.    Kleopatra
b.    Zonja Godiva
c.    Helena e Trojës
d.    Asnjë nga të mësipërmet
4.    Rregullat e shoqërise europiane njëherë e më parë I ndalonin te gjitha përvec fisnikërisë që të
a.    Mbanin perla
b.    Te vinin perla
c.    Te “gjuanin” për perla
d.    Të përdornin perla në një ceremoni perlash.

5.    Cili argjendar I famshëm shkëmbeu dy perla me një dyqan në New York?
a.    Charles Lewis Tiffany
b.    David Yurman
c.    Jackues Cartier
d.    Harry Winston
6.    Perlat e ujit të kripur përfshijnë:
a.    Akoya,Deti jugut dhe Tahitian
b.    Deti jugut, Tahitan dhe mabé
c.    Tahitian, akoya dhe flluska
d.    Mabé, Tahitian dhe Deti jugut
6.    Perlat klasifikohen në karakteristika të ndryshme, përfshirë ktu masën, formën kualitetin e sipërfaqes dhe:
a.    Trashësia e sedefit
b.    Përshtatja
c.    Ngjyra
d.    Të gjitha të mësipërmet
7.    Një fije perlë 12-13 inc njihet si manikotë; një fije 14-16 inc quhet mbytës. Një matinee është 20-24 inc. Gjatësia e operas është 28-34 inc; një rope është mbi 45 inc. Po një fije perle 17-19 inc si quhet?
a.    Klasike
b.    Princeshë
c.    Audrey Hepburn
d.    Asnjë prej të mësipërmeve
8.    Materialet organike që përbëjnë një perlë sëbashku quhen:
a.    Sedef
b.    Nëna e perlës
c.    Luster
d.    Mbiton
9.    Cili lloj kafshe prodhon perla?
a.    Gocë
b.    Molusqe
c.    Kërmill
d.    Të gjithë të mësipërmet

Pëgjigjet:

1.       B
2.       C
3.       A
4.       B
5.       C
6.       A
7.       D
8.       B
9.       A

Rezultati

9 të sakta : eksperte perlash
6-8 të sakta : Urimi I dini gati të gjitha
3-5 të sakta : Njohuritë tuaja për perlat janë mesatare.

Vizitorët kërkuan për:

  • PERLA DETI
  • figure historike
  • guri lindjes
  • guri i lindjes

Disa Këshilla Për Make-up

Posted: March 24, 2009 Category: Stil

Për  të përgatitur një make-up sa më efikas duhet të fillojme me një lëkurë të pastër dhe të lagësht, në mënyrë që të rrëshkasë më thjeshtë.
“    Pastrojeni fytyren tuaj rregullisht në mëngjes dhe në darkë me një pastrues ushqyes dhe në drejtim për nga lart drejt ballit. Mos e tërhiqni ose shtypni shumë pasi mund të ndodhe irritim I lëkurës.
“    Freskoni fytyren tuaj me një tonik I cili të përmbajë përbërës të cilët I pershtaten tipit të lëkures tuaj.
“    Masazhojeni fytyren tuaj dhe I vendosni më pas një hidratues që  të jetë I pershtatshem me tipin e lëkures tuaj. Sigurohuni që hidratuesi që do të përdorni gjatë ditës të përmbajë SPF në mënyrë qe t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme të diellit.
“    Trajtojeni fytyrën tuaj në shtëpi 3-4 here në javë. Vendosni më pas një skrab që të përmbajë eksfoliantë të butë dhe jo te ashpër.
“    Pas eksfoliantit aplikoni një maskë. Shpëlajeni dhe bëni një gjumë të rehatshëm.

Një pamje sa më natyrale.
“    Aplikojeni fondatintën tek faqet, balli dhe mjekra duke perdorur një furcë fondatinte, një sfungjer ose gishtat tuaj. Shpërndajeni deri te vija e flokëve dhe arrini një ngjyrë të përshtatshme me lëkuren tuaj.
“    Vazhdoni t’a shpërndani deri poshte mjekrës deri te qafa në mënyrë që të keni një shpërndarje homogjene. Kontrolloni fytyrën dhe qafën tuaj në pasqyrë në mënyrë që të kontrolloni nëse e keni shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë lëkurën.
“    Nëse zona poshtë syve tuaj është akoma e zezë ose e kuqe atëherë mos vini më fondatintë thjesht do t’a përkeqësonit.  Do ishte më mirë të përdornit një korrektor.
Këshilla
“    Zgjidheni me shume kujdes fondatinten tuaj. Kur të provoni tonalitetet e ndryshme të fondatintës , zgjidhni një që të përshtatet ekzaktësisht me ngjyren  e vijes sënofulles tuaj. Do të ishte mire t’a kontrollonit tonalitetin në një pasqyrë në një ambjent të jashtëm në mënyrë që të shihni si duket në dritë natyrale.
“    Filloni njëherë me sasi të vogla fondatinte më pas mund t’a rrisni atë.

Si të fshehësh shenjat.
“    Korrektori është më I dendur sesa fondatinta duke mbuluar gjithë shenjat e padëshiruara dhe hiperpigmentin(pjeset e kuqe). Mund të përdoret sipër fondatintës ose dhe pa të fare dhe qëndron gjatë.
“    Meqënëse pjesa poshte syve tuaj është më transparete ajo duket më e errët sidomos te pjesa tek cepat afër hundës. Vendosni disa pika të vogla poshtë syve,  te zona që duam të mbulojmë dhe shpërndajeni atë në mënyrë homogjene.

Vizitorët kërkuan për:

  • pjesa poshte syve
  • maske poshte syve
  • model mjeker
  • keshilla make up