Archive for February 24th, 2009

Kujdesje Për Flokët Tuaj

Posted: February 24, 2009 Category: Stil

Flokët tuaj ju bëjnë të ndjeheni të mrekullueshëm, tërheqës dhe të bukur. Janë flokët tuaj ato të cilët tërheqin vëmëndjen e të tjerëve. Për këtë arsye është normale që ju prisni që flokët tuaj të duken bukur dhe njerëzit e tjerë ti pëlqejnë ato. Sigurisht flokët tuaj nuk mund të jenë  në formën e tyre më të mirë cdo ditë. Arsyeja është e thjeshtë; është e pamundur që ti mbani ato si dëshironi dhe të tjerët tjua pëlqejnë ato. Në një situatë të tillë ju sigurisht do të donit të harxhonit pak kohë me flokët tuaj dhe të mësonit për përkujdesjen ndaj tyre.

Por përpara se të hidhemi në disa këshilla për flokët tuaj është shumë e rëndësishme të dini se cilët janë faktorët që ndikojnë në flokët tuaj dhe kujdesin ndaj tyre.
Biologët thonë se karakteristikat e flokut të një personi varen në disa faktorë të ndryshëm disa prej të cilëve janë të trashëgueshëm. Disa faktorë janë gjenetikë cka do të thotë që përgjegjës për flokët tuaj se si ato duken është zbërthimi ADN-së. Disa faktorë të rëndësishëm që ndikojnë tek flokët tuaj janë niveli I yndyrës, I gjithë mjedisi rreth jush vecanërisht ajri dhe uji. Ja pra, përse shumë njerëz përjetojnë një “ditë të keqe flokësh”. Por nëse do t’u kujdesnit pak për to, mund ti thoni lamtumirë “ditës së keqe të flokëve tuaj” e cila nuk ka pse të jetë e përhershme dhe ka nevojë për vëmëndjen tuaj herë pas here.

Disa këshilla për përkujdesjen e flokut tuaj:

* Bëhuni pjesë e një stili jetese të shëndetshëm. Lini duhanin, bëni ushtrime rregullisht, hani sipas një diete të balancuar dhe kur të jeni i/e stresuar përdorni ndonjë teknikë qetësuese.
* Bëni një gjumë sa më të rehatshëm në darkë dhe mos mbani lidhëse flokësh shumë të shtrënguara sepse do bëni një gjumë shumë të parahatshëm dhe në mëngjes do jeni në fillimin e nje dite mjaft “të keqe” për flokët tuaj.
* Nëse jeni duke përdorur produkte stilimi për flokët tuaj, mundohuni ti shmangni produktet që përmbajnë alkool vecanërisht ato me përqëndrim të lartë.
* Mos vendosni produkte stilimi flokësh në skalpin tuaj, pasi kjo bllokon poret në kokën tuaj dhe mund t’ju dëmtojë kokën dhe flokun gjithashtu.
* Të notuarit është gjithashtu një ushtrim I mirë, bëjeni atë. Por përpara se të hidheni në një pishinë, njomini pak flokët tuaj me ujë të bollshëm. Uji I pishinës përmban klor cka e dëmton flokun tuaj.
* Gradojeni tharësen tuaj në opsion të freskët, I nxehti nuk është për flokun tuaj.
* Mbajeni tharësen tuaj në lëvizje teksa I thani flokët, mos e mbani atë në të njëjtin vënd për shumë kohë.
* Perpara se të përdorni tharësen tuaj, përdorni një peshqir me kualitet të mirë për ti tharë flokët tuaj, më pas përdoreni tharësen.
* Përdorni një krëhër mëndafshi, do të jetë I butë mbi flokët tuaj.
* Gjithmonë përdorni krëhër ose furcë të pastër. Pastrojeni krëhërin ose furcën tuaj rregullisht me sapun ose shampoo.
*Gjithmonë krihini flokët tuaj në drejtim poshtë.
*Të lani flokët tuaj me shampo është shumë e rëndësishme. Gjithmonë përdorni produkte sa më cilësore.

Dieta Dy-javore

Posted: February 24, 2009 Category: Dieta

Dieta dy javore nga instituti gjerman i ushqimit

Nëqoftëse kjo dietë do të ndiqet  në mënyrë rigoroze për 14 dite, ju do të humbisni 9 kg. Kjo dietë ndikon në metabolizmin tuaj dhe si pasojë ju nuk do t’a merrni përsëri peshën e humbur për tre vitet e ardhshme. Nqs në dietë janë disa ushqime që nuk I hani, ju kërkojmë ndjesë, por duhet ti hani  sepse nuk lejohet ti shmangesh asnjë produkti të mëposhtëm. Ju mund të pini sa te doni kafe të zeze pa sheqer, uje. Mbani mend se `sallata jeshile` nënkupton edhe perimet që klasifikohen jeshile.

DITA E PARE:

MENGJESI:  Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht.
DREKA:  Dy veze te ziera dhe spinaq pa kripë.
DARKA: Nje biftek I madh zgare, ose 3 te vegjël, sallatë jeshile dhe cdo lloj fruti.

DITA E DYTE:

MENGJESI: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Një biftek mesatar zgare, sallatë dhe cdo lloj fruti.
DARKA: Mish të bardhë (pule) ne sasi të kufizuar.

DITA E TRETE:

MENGJESI: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Dy veze te ziera, sallatë dhe domate të freskta
DARKA: Mish I bardh dhe sallatë.

DITA E KATERT:

MENGJESI: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Një veze e zierë, karrota, djath I njomë.
DARKA: Fruta të freskta dhe kos natyral

DITA E PESTE:

MENGJESI: Karrota të grira me limon dhe kafe e zezë.
DREKA: Peshk me avull dhe domate të freskta
DARKA: Njëe biftek I madh zgare dhe sallatë jeshile

DITA E GJASHTE:

MENGJESI: Kafe e zeze pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Gjysëm pule të pjekur në zgarë
DARKA: Dy vezë te ziera dhe karrota të grira

DITA E SHTATE:

MENGJESI: Caj me limon pa sheqer, ose qumësht
DREKA: Një biftek zgare dhe fruta të freskta
DARKA: Cfare të doni

Dita e 8 deri e 14-të ,fillon duke përsëritur përsëri 7 ditët e para të dietës, e pas këtyre dy javëve mund të filloni të hani normalisht por sigurisht duke u përmbajtur dhe ushqyer me zarzavate e fruta.

11 Këshilla Shtëpiake Që Duhet Ti Dini Patjetër!

Posted: February 24, 2009 Category: A e dini se....

1.    Kur të lani nje xhup me pupla në lavatrice kini parasysh  që të vini një top tenisi brënda, kështu puplat nuk do të mbildhen në një vënd dhe xhupi dotë jetë gjithmonë I fryrë dhe I shkrifët.
2.    Për të mos mbajtur erë të keqe shtëpia kur gatuani lulelaker vini në një pambuk pak uthull dhe lëreni sipër kapakut të tenxheres.  Mënyra tjetër është të prisni një copë lëkure limoni dhe t’a zieni bashkë me lulelakrën. Do zhdukni cdo erë të keqe.
3.    Mënyra më e mire për të pastruar një njollë vere është tëvini pak  kripë tek njolla dhe t’a lani me ujë të ftohtë përpara se t’a lani në  mënyrën klasike,  por kini kujdes jo me ujë të ngrohtë pasi bëhet me  keq, dhe mos e lini njollën të thahet duhet t’a bëni pastroni atë në  moment.
4.    Kur të vrasin këpucët  e reja, mënyra që të zgjerosh këpucët që të vrasin jane t’ja jepni ti veshë një person me  një numër më të madh se ju, një mënyrë tjetër   është ti vishni me corape të lagura dhe  mënyra e trete fusni gazeta të lagura për disa  orë në këpucë.
5.    Nëse doni të mbani patate për një kohë të gjatë dhe nuk doni të nxjerrin rrënjë,  vini midis tyre një kokërr molle.
6.    Njollat e lagështirës në mur,  pastrojini në fillim me një leckë të pastër, pastaj kaloni një leckë me klor dhe pastaj fshijini me një leckë të thatë.
7.    Per njollat e vajit në rroba, para se t’i lani ato, vihet tek njolla  pak detergjent enësh dhe më pas futini ato ne lavatrice.
8.    Për të mos mbajtur erë të keqe frigoriferi vini një  filxhan me  sodë buke ose një filxhan me kokrra kafeje.
9.    Për të mos pikuar qirinjtë tuaj zhytini për pak orë në ujë me kripe dhe lërini të thahen mirë para se ti ndizni.
10.    Për të pastruar pllakën e hekurit  hekurosni një letër sipër së cilës keni hedhur  pak kripë.
11.    Nëse gjella është shumë e kripur qëroni  dhe pritni në katër pjesë një patate dhe  vendoseni të ziejë bashkë me gjellën. Hiqeni  pak më parë se të ketë mbaruar së zieri gjella  në këtë mënyrë patatja ka thithur tepricën e kripës.