Posted: February 23, 2009
Category: Stil

Të përgatiteni për një intervistë pune, mund të jetë shumë stresante pasi nuk dini se cila mund të jetë veshja më e përshtatshme për atë ditë. Kjo ëshrë shumë e rëndësishme sepse shpeshherë nuk ja dilni për shkak të paraqitjes tuaj, ndonëse sipas jush mund të keni një përgatitje të denjë. Lista e mëposhtme do t’ju japë një ide më të saktë se si të visheni për një intervistë pune..jpg)
1. Kostumi- Një kostum serioz ngjyrë gri I errrët ose blu I errët do të ishte ideal në ditën e intervistës tuaj.
2. Këmisha- Më e duhura për një rast të tillë do të ishte një këmishë e gjatë e bardhë e cila të rrijë pas trupit.
3. Kollarja- Mundohuni të vini një kollare pa motive ose ngjyrë të njëtrajtshme (lisho) ngjyrë të errët (blu ose të kuqe të errët) me përbërje 100% mëndafsh..jpg)
4. Këpucët- Vishni këpucë të pastra dhe të llustruara mirë e serioze. Të zezat do të ishin një zgjedhje shumë e mirë.
5. Corapet- Corape të errëta ose të zeza do të ishin ideale për intervistën tuaj.
6. Rripi- Rripi duhet të kombinojë me ngjyrën e këpucëve tuaj kshuqë mundohuni të gjeni një të zi.
7. Flokët- Meshkuj duhet të sigurohen që të mbajnë një model serioz flokësh. Të jenë të prera pasi të jini të sigurt që një intervistë pune shkon më së shumti me flokë të shkurtër ndwrsa vajzat ti kenw tw krehur bukur ose bisht.
8. Mjekra- Mjekra duhet të jetë e rruajtur.
9. Mustaqet- Mundohuni që të mos keni mustaqe pasi nuk përcjellin ndonjë mesazh pozitiv.
10. Thonjtë- Mbajini thonjtë tuaj të pastër pasi gjykoheni nga intervistuesi nga koka tek këmbët.
11. Unaza- Nuk pranohen asnjë lloj unaze përvec asaj të martesës ose të fejesës.
12. Vathë ose piercing- Nëse mbani vathë ose piercing duhet që ti hiqni ato ditën e intervistës.
13. Era e trupit dhe frymarrje e freskët- Gjithmonë sigurohuni që të mos ju mbajë aromë të keqe trupi dhe përtypni pak cëmcakiz përpara intervistës por mos harroni kurrsesi t’a hiqni gjatë intervistës.
14. Parfume dhe kolonja- Mos hidhni parfum ose kolonje në mënyrë të ekzagjeruar.
15. Shënime- Merrni me vete një bllok shënimesh me një stilolaps për shënime të ndryshme që mund të merrni gjatë intervistës.
Vizitorët kërkuan për:
- kostume serioze per femra
- kollare per meshkuj
- veshja ne intervisten e punes
- si te vishemi per nje interviste pune
Posted: February 23, 2009
Category: Stil
.jpg)
Shtëpia Cyclax e zonjës Henning në Londër arriti të shiste shumë produkte të cilat ju mund t’i blini dhe sot nga kompani të ndryshme ndërkombëtare. Pronarja e një salloni tjetër bukurie dëshironte të zgjeronte linjën e produkteve të saj ndaj kërkesës së klientelës së klasës së lartë duke përmëndur, nga kremrat e fytyrës që mbrojnë lëkurën e femrave, nga buzëkuqi deri tek pudra e fytyrës. Sot mund të gjeni një linjë të tërë kozmetike nga Helena Rubinstein, Christian Dior, Lancome, Chanel, Shiseido etj.
Teksa vitet kalonin, u rrit shumë popullariteti I salloneve të bukurisë. Ne 1909, një sallon I quajtur Selfridges filloi të shiste produktet e kozmetikës jashtë, ndryshe nga ajo cfarë kishte ndodhur deri tani(ku produktet u shisnin fshehurazi). Qëndrimi I femrave filloi të ndryshonte dhe gjithashtu i’u rrit konfidenca. Kur baleti rus erdhi në Londër, ky lloj arti pati një influencë shumë të madhe në shumë stilistë. Paul Poiret ishte ndër
lëvruesit e parë që solli një pamje më drithëruese dhe shumëngjyrëshe. Ajo ishte dhe periudha kur filloi dhe tualeti I përhershëm. Femrat i bënin tatuazh ngjyrat e buzëkuqëve në buzët e tyre dhe shpeshherë dhe ngjyrat e syve. Në 1930, moda e buzëkuqëve kaloi në tonalitete më të errëta. Gjatë luftës së dytë Botërore, përbërësit e kozmetikës ishin pothuajse të pamundura për t’u gjetur kështuqë në atë periudhë kozmetika pati ulje. Kjo periudhë mbaroi menjëherë me mbarimin e luftës dhe kërkesa për kozmetikën u rrit më shumë se kurre më parë. Konkuruesit filluan të nxirrnin në treg një shumëllojshmëri produktesh për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve femra.
.jpg)
Femra e ditëve të sotme është “përfituesja” e gjithë atyre viteve prove e gabimesh, me të drejtë zgjedhjeje të palimitshme produktesh për të pasur pamjen e shumëdëshiruar. Sot ekzistojnë me mijëra kompani të cilat kanë produkte në këtë industri miliarda dollarshe.
Pra zonja e zonjusha të dashura, falë paraardhësve tuaj, shqetësimit të tyre për paraqitjen e tyre fizike mund të zotëroni ato që keni sot.
Vizitorët kërkuan për:
- sallon ondulimi
- pamje per sallone bukurie
- pamje sallonesh bukurie
- foto femrash bjonde
Posted: February 23, 2009
Category: A e dini se....
.jpg)
Kur miku im e kuptoi në javët e fundit që për të nuk kish më shpresë,më thërriti krah tij e më tha: “Sikur t’a kisha jetuar jetën ndryshe, nuk do të ndjeja ktë boshllëk që ndjej tani. “Më premto”- më shtrëngoi dorën, “Më premto që dhe ti nuk do të bësh të njëjtin gabim.” Kur e pyeta se për cfarë gabimesh bëhej fjalë, më kërkoi të merrja një stilolaps dhe letër e të mbaja shënim fjalët e tij të fundit. Më poshtë mund ti gjeni ato:
1. Flit pak e dëgjo shumë.
2. Dëgjoje gjyshin ose gjyshen tënde teksa flet për rinine tij/saj. Kur një ditë të mos jenë më, do të nxjerrësh mallin nëpërmjet këtyre kujtimeve.
3. Fto një mik për një drekë ose darkë dhe kur shtëpia është një lëmsh I vërtetë.
4. Ha popcorn në dhomën e ndenjes dhe nëse dhoma është rrëmujë.
5. Ftoni miq të cilët kanë fëmijë. Mos u shqetësoni për fëmijët e tyre që mund t’ju bëjnë rrëmujë.
6. Ulu ne bar edhe nëse të bëhen pantallonat pis.
7. Mos bli kurrë një gjë vetëm sepse zgjat përgjithmonë ose sepse është praktike.
8. Qëndro në shtrat kur je sëmurë dhe ndalo së pretenduari se bota nuk bën dot një ditë pa ty.
9. Ndizi qirinjtë e lënë mënjanë në raft dhe lërini ato të digjen.Më mirë të ndodhë kështu sesa të mbledhin pluhur në raft.
10. Ndaji përgjegjësitë e jetës me një partner,jo vetëm shpenzimet.
11. (për femrat)Në vënd që të rrini të prisni gjithë padurim për fundin e shtatzanisë, gëzojuni asaj cdo ditë.
12. Lërini fëmijët tuaj t’ju përqafojnë e t’ju puthin sa herë të dëshirojnë ato. Mos I ndaloni ato me fjali të tipit: Më vonë, shko të lash duart njëherë,se do hamë darkë më
parë.
13. Përsëritini dy frazat e mëposhtme sa më shpesh të jetë e mundur: “Të dua” dhe “Më fal.”
14. Mos u preukuponi se cfarë tjerët duan apo nuk duan.
15. Kaloni më shumë kohë me njerëzit që ju duan.
16. Boll u djersitët për detajet e vogla dhe problemet e jetës.
17. Rrëmbe cdo moment, shikoje dhe jetoje atë. Ai moment nuk do të kthehet më kurrë pas.
Nuk arrij të harroj dhe fjalinë e fundit që më tha: “Je me fat, mos e hidh tutje.” Të gjithë jemi me fat, unë dhe ti ,për jetën që kemi dhe momentet e bukura e të hidhura që përjetojmë cdo ditë ,vitet, muajt, ditët e sekondat pranë njerëzve tonë më të dashur. Në fund të fundit kjo është vetë receta e jetës me përbërës kryesor vetë ne, e përbërës të tjerë si trishtimiet, ezimet arritjet, që u japin thjesht shije kësaj recete kaq të mrekullueshme.
Vizitorët kërkuan për:
- leter gjyshes
- kujtime per gjyshen
- leter per gjyshen
- nje leter gjyshes
Posted: February 23, 2009
Category: Shëndet

Vaji I ullirit është përdorur gjerësisht në sallata e shumë gjëra të tjera. Ai është një prej përbërësve më të shëndetshëm që bën ushqimet tuaj më të shijshme. Ky vaj vjen direkte nga zonat mesdhetare dhe është bërë aq I famshëm sa sot përdoret në të gjithë
kontinentet. Ai është më I preferuari për gjithë njerëzit të cilët janë koshiente ndaj shëndetit të tyre. Vaji I ullirit klasifikohet në vënd të parë falë vlerave të tij të larta ushqyese. Ai është përdorur shumë dhe në sapune duke e bërë atë një mik të ngushtë të lëkures.

Receta në kushtet e shtëpisë.
Nëse dëshironi të keni thonjë të fortë e të bukur vaji I ullirit është zgjidhja më e mirë. Zhytini thonjtë tuaj në një enë me vaj ulliri për 30 minuta dhe do të shikoni rezultate të mrekullueshme.
Aplikoni vaj ulliri në duart tuaj. Që të parandaloni përhapjen e tij në vënde tjera vishni një palë doreza pambuku. Kjo metodë ju ndihmon të keni një lëkurë më të butë e të shëndetshme.
Vaji I ullirit është zgjidhja më e mirë për buzë të plasaritura. Ai bën mrekulli me buzët tuaja.
Që të keni flokë të shkëlqyeshëm, të mëndafshtë, vaji I ullirit është ai cfarë ju duhet. Mund të aplikoni një sasi të mirë vaji në flokët tuaj, mbulojini ato me një kapuc dushi dhe lërini për 30 minuta, më vonë shpëlajini ato.
Mund të krijoni një krem të mrekullueshëm nate duke përdorur 1/2 filxhan vaj ulliri, 1/4 filxhan uthull dhe 1/4 filxhan ujë. Kjo ndihmon t’ju japë shkëlqim lëkurës tuaj, të vrasë bakteriet dhe e bën lëkurën tuaj më të butë.
Mund të shërbejë si një krem pastrues nëse keni një lëkurë të thatë.
Aplikoni si skrab vaj ulliri të përzjerë me sasi të mirë sheqeri ne fytyre ose trup. Më vonë pastrojeni atë më një peshqir të butë e të lagur.
Zbutini këmbët tuaja duke aplikuar vaj ulliri në pjesët e ashpra.
Përzjeni në një tas një vezë, një lugë gjelle mjalt, 1/2 lugë gjelle vaj ulliri dhe disa pika me ujë trëndafili. Përdoreni këtë si maskë për lëkurë të thatë. Pasi t’a aplikoni mbajeni për pak kohë e më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë, e ne fund thajeni atë.
Formoni një pastë duke përzjerë kajsi të shtypura dhe vaj ulliri të ngrohtë. Aplikojeni këtë pastë në gjithë fytyrën tuaj dhe lëreni për 10 minuta. Shpëlajeni më pas me ujë të bollshëm.
KUJDES: Lexuesi I këtij artikulli duhet të ketë kujdes gjatë përdorimit të recetave të mësipërme. Shmangni përdorimin e këtyre produkteve nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej tyre. Përgjegjësia bjen mbi lexuesin e jo me faqen ose atë që ka shkruajtur këtë artikull!!
Vizitorët kërkuan për:
- vaj ulliri
- ulliri
- vaji i ullirit
- vajulliri