Posted: February 21, 2009
Category: Stil

Për shekuj më vonë pas zhdukjes së perandorisë egjiptiane, modeli I modës nëpër botë mbeti mjaft I zbehtë. Një fytyrë e tharë dhe e nxirë nga dielli lidhej thjesht me një grua që kish punuar gjatë gjithë ditës në arë me burrin e saj. Sigurisht femrat e klasës së lartë nuk merrnin pjesë në punë fizike të atilla keshtuqë ato rrinin gjithë ditën brënda dhe kishin fytyra të bardha. Një fytyrë e zbehtë dhe e bardhë ishte symboli I shëndetit. Nëse kishin para mjaftueshëm atëherë nuk kishin pse të punonin. Pra një ngjyrë e zbehtë ishte jashtëzakonisht e rëndësishëme për disa njerëz. Për të pasur një pamje të këtillë femrat(dhe meshkujt gjithashtu) përdornin një kombinim hidroksidi, oksid plumbi dhe karbonati në formë pudre që të ngjyrosnin fytyrat dhe trupat e tyre. Fatkeqësisht kjo sillte efekte anësore fatale, sillnin helmim.
Për ta zgjidhur këtë, kimistët në shekullin e nëntëmbëdhjetë zbuluan një përbërës prej oksid zinku I cili nuk e bllokonte lëkurën të merrte frymë dhe nuk përbënte rrezik helmimi. Funksionoi aq mirë sa që dhe sot përdoret nga shumë prodhues kozmetike. Në epokën e Eduardit në Londër, femrat e shoqërisë me të ardhura të mira mundoheshin të zbaviteshin në mënyra të ndryshme për të shpenzuar pasurinë e tyre. Ishte shumë e rëndësishme për ato të dukeshin sa më të reja që të ishte e mundur. Femrat e asaj kohe të cilat jetonin këto stile ekstravagante jetese nuk ushqeheshin mirë, nuk ushtronin ushtrime fizike dhe merrnin fryme shume keq në atë ajër të ndotur që qytetet e asaj kohe prodhonin. Ato u besonin produkteve të ndryshme si krem fytyre ose kundra rrudhe në mënyrë që te fshihnin më së miri njollat e tyre. Ato gjithashtu shkonin në sallone bukurie. Sigurisht kto të fundit ishin shumë më ndryshe nga cfarë janë sot.
Femrat u fshihnin mbrapa salloneve të bukurisë dhe I fshihnin fytyrat e tyre teksa hynin. Një prej shtëpive të bukurisë më të fshehtë ishte “Shtëpia e Cyclax” e cila u shiste kremra dhe ruzh zonjave. Znj.Henner, e cila ishte pronarja, shiste dhe krijonte shumë produkte për klientet e saj të dëshpëruara, të cilat kurrsesi nuk dëshironin që të merrte vesh njeri që po plakeshin.
(vazhdon…)
Posted: February 21, 2009
Category: Marrdhënie

Celësi I suksesit në takimin e parë është të qetësoheni dhe të jeni thjesht vetvetja.Nëse mundohuni të silleni si dikush që personi tjetër do donit të ishit, atëherë ky person mund të fillojë të pëlqejë dikë që nuk jeni ju, dhe në fund do përfundoni duke u ndarë dhe I lënduar, kështuqë gjithmonë vetvetja është politika më e mirë që mund të ndiqni. Në fund nëse keni qenë gjithmonë vetvetja dhe nuk ka funksionuar atëherë thjesht nuk ka qenë personi I duhur.
Të dalesh në një takim është njësoj si të rrezikosh në një lojë poker.Një mashtrim në poker mund t’ju bëjë të fitoni një dorë ose dy por nuk mund të fitoni seritë botërore të pokerit me mashtrime, por vetëm duke luajtur sa më mirë të keni munci. Kjo nuk ka ndryshim nga e dalura në një takim, nëse mundohuni të impresiononi një njeri në një takim duke u shtirur si dikush tjetër ,personi mund të pëlqeje një imitim tuajin e jo ju.
Mundohuni të kujtoni për gjërat që diskutuat kur folët në telefon, dhe shihni nëse mësuat ndonjë gjë që mund t’ju ndihmojë për lidhjen tuaj.
Gjëja më e rëndësishmë që mund të bëni në një takim të parë është të keni të gjithë kohën e mjaftueshme. Nëse jeni nervozë përpara takimit prisni disa minuta dhe merrni frymë thellë dhe nëse kjo nuk funksionon ju rekomandojmë atë cfarë bëjnë shumë njerëz të tjerë; thjesht pijnë një pije. Alkooli në pije zakonisht mund të qetësojë aq sa për t’u përqëndruar.
Celësi për të kaluar një takim të parë të këndshëm është I thjeshtë:
Cojeni atë në një vënd të këndshëm, të qetë por jo shumë të qetë, duhet të jeni në gjëndje të dëgjoni njëri-tjetrin por dicka që të zhvendos vëmëndjen është shumë mirë ndonjëherë për disa momente të sikletshme.

Mos e coni atë në një vënd ku shkojnë miqtë tuaj, ai/ajo mund të ndjehet keq nëse do t’u përballte me to që në takimin e parë e do t’u ndjente në siklet.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme të keni të planifikuar të gjithë natën kohë më parë, dhe të fusni ide të ndryshme romantike. Pjesa me hile është që ai/ajo mos ta kuptojë që cdo gjë ishte e planifikuar. Le të themi përshembull që keni vendosur t’a ftoni atë për darkë, më pas dëshironi të bëni një xhiro në plazh mos I thoni pse të mos bëjmë një xhiro në plazh por do t’ju rekomandonim që të prisnit derisa të mbaronte darka e më pas t’a pyesnit atë nëse do të dëshirontë një shëtitje për të shkrirë pak darkën e ngrënë, e më pas mund ta coni atë në plazh.
Më pas kur të jeni në plazh kapeni dorën e tij/saj teksa ecni, kjo krijon një lidhje fizike midis jush dhe e bën më të lehtë më vonë kur të jeni gati për një puthje të parë.
Mos harroni që të dalësh në një takim është si lojë, ndonjëherë ju bie një dorë e keqe letrash dhe si rrjedhim nëse dini ti luani letrat në mënyrën e duhur do të mund të gjeni personin e duhur e të fitoni xhekpotin.
Posted: February 21, 2009
Category: Stil

Po kerkoni per kepucët ideale për këtë stinë? Si mund ti zgjidhni të duhurat? Këtu mund të gjeni disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.
1.Kërkoni këpucë me të cilat ndjeheni rehat.Nuk ka rëndësi se sa të bukura janë ato nëse nuk ndjeheni rehat me to atëherë nuk do ti vishni kurrë dhe duke mos I veshur do të ishte thjesht një shpenzim I kotë parash.
Që të siguroheni që ndjeheni rehat me to sigurohuni që ti provoni ato në dyqan. Nëse I blini ato në internet atëhere sigurohuni që të merrni numrin e duhur.Bëni kërkime në internet për të gjetur masën tuaj fikse.
2.Kërkoni këpucë që shkojnë me rroba të ndryshme, pasi dhe sikur të jene këpucët më të bukura nuk do të vishen shpesh nëse shkojnë vetem me një lloj veshje.
Ngjyrat të cilat shkojnë më shumë veshje janë e zeza, kafja, grija dhe e bardha.
3.Sa më të shtrenjta të jenë, më me shumë rroba duhet të shkojnë. Sigurisht të gjithë ne kemi nje ose dy palë këpucë me ngjyrë paksa të “vecantë” që I duam shumë por që fatkeqësisht shkojnë me shumë pak veshje.
Krijoni një rregull; sa më të shtrenjta të jenë këpucët me sa më shumë rroba ato duhet të shkojnë.
4. Mos blini këpucë që janë shumë trendy. Teksa janë shumë në modë këtë vit, vitin tjetër nuk do të jenë më. Në vënd të tyre shpenzojini paratë tuaja në këpucë që mund të vishen ne disa stinë.
Mos harroni të zgjidhni këpucet me të cilat ndjeheni rehat,që janë në modë por jo shumë trendy; ato janë këpucët të cilat do zgjasin për një periudhë kohe të mirë.
Posted: February 21, 2009
Category: Shëndet

Plakja e lëkurës është një procës natyral,prej të cilit kolagjeni dhe elastina që mbajnë lëkurën tonë të re dhe të qëndrueshme, fillojnë të keqësohen,gjë që rezulton në rrudha. Prodhimi dhe kualiteti I qelizave ulet gjatë kohës, e rezulton në rrudha. Fatkeqësisht kto faktorë janë jashtë kontrolli, ku nëpërm
jet suplementeve të ndryshme mund të ulni ktë process por jo t’a ndaloni atë.
Më poshtë janë disa mënyra mjaft të thjeshta që të pakësoni rrudhat dhe të zvogloni procesin e plakjes.
1. Ndaloni duhanin! (ai është shkaku nr.1)
2. Gjithmonë vini syze dhe kur është kohë me diell dhe me mjegull.
3. Hidratojeni lëkurën tuaj duke pirë rreth 8 gota ujë në një ditë.
4. Përdorni produkte lëkure që përmbajnë antioksidantë.
5. Njomeni lëkurën e fytyrës tuaj dy herë në ditë.
6. Shmangni stresin (provoni të lexoni dicka,bëni ushtrime,meditoni) 15minuta në ditë do të ishtë një fillim I mirë.
7. Shmangni konsumimin e aloolit.
8. Ushqehuni shëndetshëm duke I plotësuar dietës tuaj fruta e perime.
9. Flini të paktën 8 orë në ditë.
10. Ushqehuni me peshk 3 herë në javë.Një ushqim I cili ka efekte të mrekullueshme për lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi.
11. Përdorni një krem sysh për lëkurën delikate rreth syve,cdo darkë.
12. Skrabet e fytyrës heqin qelizat e vdekura që mund të rrisin shfaqjen e rrudhave, provojeni këtë cdo javë.

13. Përdorni produkte natyralë lëkure që ushqejnë lëkurën tuaj dhe u japin vitamina dhe minerale që e ndihmojnë atë të rrijë e freskët dhe e shëndetshme.
14. Merrni vitamin C dhe përdorni produkte që përmbajnë vitamin C,do t’ju ndihmojë me kolagjenin.
15. Mjalti njihet në të gjithë botën për aftësitë e tij mirëbërëse.Përdorni një maskë mjalti cdo javë.Vetëm aplikoni mjaltë në fytyrën tuaj dhe në qafë dhe lëreni për 30 minuta e me pas shpëlajeni atë.Kjo maskë ushqen fytyrën tuaj me ushqyes.
16. Vajrat aloe vera dhe të avokados kanë aftësinë që të parandalojnë tharjen e lëkurës; ato të dyja përdoren që të përmisojnë elasticitetin e lëkurës.