Archive for February 20th, 2009

Si Mund Të Përqëndrohemi

Posted: February 20, 2009 Category: A e dini se....

Perqendrim
Një prej problemeve kryesore që pengojnë suksesin e një personi, është mungesa e përqëndrimit.Nëse dikush dëshiron të vazhdojë rrugën e suksesit,është shumë e rëndësishme që të dijë se si të përqëndrohet.Më poshtë mund të gjeni disa ushtrime të lehta që mund ti ushtroni thjeshtë.

1.    Qetësi apo zhurmë:
Shumë njerëz nuk mund të përqëndrohen kur ka shumë zhurmë,por ka të tjerë të cilët punojnë më mirë me muzikë ose me njerëz të tjerë në një dhomë.Nëse akoma nuk e dini se cila vlen për ju, atëherë mund t’a provoni në të dyja mjediset.Si?Merrni një fletore dhe një laps, ose stilolaps dhe mundohuni të shkruani një letër në të treja mjediset në një kohë të përcaktuar.Dhjetë minuta.Aq ju duhet që të përcaktoni se cili është ai mjedis ku mund të përqëndroheni më së miri.Si?Kontrollojini letrat e krahasojini nga njëra tjetra si gjatësi(cila letër është më e gjatë),dhe zhvillim pasi është shumë e rëndësishme.
2.    Pika fokusale
Cdo mëngjes, përpara se të shkoni në punë,shkollë a diku tjetër,shikoni ngultas një objekt për dhjetë minuta.Mund ta bëni këtë kur jeni në tualet,makinë ose në autobus.Ndoshta mund t’ju duket e vështirë,por cfarëdo që të ndodhë,mos e hiqni shikimin.Qëndroni ashtu.Prisni.Më pas, teksa minutat kalojnë do ta gjeni veten duke menduar për cfarë ka ndodhur dje ose me atë që duhet të përballeni pas disa minutash.Urime!Sapo fituat artin e meditimit.

Perqendrohu

3.    Frymarrje e thellë:
Në fillim,mund t’a bëni këtë duke parë ngultas objektin nga ushtrimi numër dy,por nëse doni përqëndrimin real, bëjeni këtë vecmas.Uluni në dysheme.Nëse është e vështirë vendosni një jastëk.Mbyllini sytë.Merrni frymë.Numëroni frymarrjet.Kur të arrini 100,filloni duke numëruar mbrapsht por këtë herë numëroni frymnxjerrjen. Të praktikoni këtë mund t’ju marrë pak kohë, por pasi ta bëni me numrat bëjeni me lloje tjera veprimesh matematikore,ushtrime si përshembull emërimin e muajve të vitit nga muaji janar deri në dhjetor e duke e përësritur atë  dhe njëherë mbrapsht ose alfabetin. Pas këtyre, bëni ushtrime që ju pëlqejnë.
4.    Lëvizja
Fokusohu në një kafshë:mace, qen ose një milingonë a zog.Ndiq cdo levizje të tyren sikur ato ekzistojnë brënda një vakumi.Studioni cdo lloj pulle në trupin e tyre.Qëllimi I këtij ushtrimi ka të bëjë me përqëndrimin,në mënyrë që lëvizja nuk ju pengon nga synimi juaj.

Përfundimi:
Praktikojini katër këshillat e mësipërme dhe si me magji do të filloni të shijoni jetën në maksimum pasi do të jeni në gjëndje të fokusoheni në gjërat që ju dëshironi të fokusoheni.Praktikojini këshillat e mësipërme cdo ditë dhe do jeni më pranë realizimit të endrrave dhe synimeve tuaja.Shumë suksese!!

Një Darkë Romantike

Posted: February 20, 2009 Category: Marrdhënie

Dark RomantikeKur ka qenë hera e fundit që keni kaluar një darkë romantike me partnerin/partneren tuaj?
Nuk ka përse te keni një rast të vecantë që të përgatisni një darkë romantike për të.
Lëreni mënjanë preteksin se nuk dini të gatuani.
Nëse vërtet do të dëshironit një darkë romantike mund të zgjidhni receta të
thjeshta,ose dhe të porosisni nga ndonjë restorant.

1. Përgatisni skenën e darkës romantike, duke u siguruar që do të jeni vetëm ju.
Nëse keni fëmijë mundohuni ti coni te ndonjë bebisiter a ndonjë I afërm I juaji.
2. Planifikojeni darkën tuaj në mbrëmjen e një ditë që e dini që partneri/partnerja nuk ka ndonjë punë tjetër të nesërmen.
3. Dëshironi që kjo darkë romantike të jetë surprizë apo jo? Nëse përgjigjja është po, ndizni disa qirinj në hyrje të sh
tëpisë që të surprizoni partnerin/partneren.Dark Shen Valentini
Por nëse kjo darkë nuk do të jetë një surprizë, atëherë mund ti dërgoni partnerit/partneres tuaj një ftesë të shkruajtur nga ju vetë. Dërgojani ftesën me e-mail,mund t’a lini mbi jastëk,mund t’ia dërgoni me një tufë me lule, ose mbi makinën e tij.
Ftesa juaj duhet të jetë specifike si përshembull ku kjo darkë do bëhet.Jini krijues!
4. Vini mbi tavolinë një mbulesë, peceta për duart, gota kristali, qirinj dhe lule.Pecetat mund ti vendosni në një formë të këndshme.
Hidhni mbi tavolinë petale trëndafili.Mund të vendosni qirinj që notojnë në gota të vogla të mbushura gjysëm me ujë ose ndonjë lloj lëngu.
5. Vendosni për menunë e darkës suaj romantike.
Mundohuni të jetë e thjeshtë, por mos harroni antipastat.Planifikoni të shërbeni ushqime që partneri/partnerja juaj pëlqen. Nuk është koha e përshtatshme që të eksperimentoni një ushqim të ri.
6. Nëse do t’a porosisni ushqimin nga një restorant a vënd tjetër, sigurohuni që të keni kohë për ta futur ushqimin në tasa dhe pjata tërheqëse.
7. Zgjidhni muzikën që dëshironi të dëgjoni dhe vini në sfond muzikë të lehtë dhë romantike.
8. Ndizni drita të zbehta në dhomën ku do të darkoni. Drita të vogla
të bardha si ato që vëmë për Krishtlindje mund të krijojë atmosferën e dëshiruar.Një oxhak I ndezur do shtonte romanticitetin.
9. Fikni televizorin, kompjuterat dhe cdo gjë që mund t’ju shkëpusë vëmendjen.
10.Shijojeni!

Petale Trendafilash
KESHILLA

  • Vishuni bukur
  • Bëni një plan se cfarë do të bëni pas darke.Mund të shëtisni poshtë dritës së hënës, të shihni një film romantik ose të kërceni nën tingujt e ndonjë muzike romantike.

Cfarë ju nevojiten:

  • Një plan
  • Një menu
  • Qirinj
  • Vendosmëri
  • Muzikë e lehtë
  • Film romantik
  • Lule
  • Një mbulesë të bukur për tavolinën, gota kristali
  • Mendime krijuese

Historia e Kozmetikës (Pjesa 1)

Posted: February 20, 2009 Category: Stil

Kremra Kozmetik

Me gjithë këto miliarda dollar të harxhuara cdo vit në industrinë e kozmetikës,ndonjëherë e gjejmë  veten duke pyetur  “Si ka arritur deri në këtë pikë?”. Kur ka filluar ajo,  cka unë bëj cdo ditë para të zgjohem cdo mëngjes dhe mos të dal nga dera e shtëpisë pa e lyer fytyrën nga fillimi në fund?
Kozmetika Ne Lashtesi

Ju kujtohen egjiptianët? Kjo nis rreth 4 mijë vjet më parë. Pastërtia dhe aparenca e jashtme kanë qenë tmerrësisht të rëndësishme për egjiptianët. Ato besonin se aparenca ishte lidhja direkte me shëndetin e shpirtit. Mundoheshin të dukeshin dhe të mbanin gjithmonë erë të mirë. Dhe në një shoqëri e cila vlerëson më së shumti aparencën, njerëzit sigurisht do të mundohen të mbahen sa më shumë. Por egjiptianët duke qenë njerëz krijues, e përdornin kozmetikën për arsye shumë më të zgjuara se sa thjesht për tu dukur bukur.

Kozmetika Egjiptjane

Mesdemet ka qenë pluhuri I syve më I hershëm që ka ekzistuar-një substancë e përbër nga minerale bakri dhe plumbi. Ato mendonin se ngjyrat e errëta mund të dëbonin djajt e të këqijat. Ishte dhe gjithashtu një dizifenktant insektesh. Khol-i ishte një pudër e errët e cila dhe ajo u aplikonte rreth syve në formë ovale. Ishte një kombinim plumbi, frashëri, okre, bakri dhe  bajamesh të djegura. Që ti jepnin më hijeshi aparencës se tyre ato aplikonin një përbërës me ujë dhe argjile të kuqe te pjesa e mollëzave. Ato ngjyrosnin dhe thonjtë e tyre me ngjyrë portokalli dhe të verdhë më një substancë të quajtur henna.
Teksa koha kalonte dhe kulturat ekspozoheshin ndaj njëra tjetrës, grekët filluan të merrnin praktikat e kozmetikës egjiptiane. U jepnin lëkurës tyre një ngjyrë të zbehtë me një fondatintë që përmbante plumb. Kjo u vërtetua fatale dhe në më shumë se në një rast. Më pas romakët filluan ti ngjyrosnin thonjtë e tyre me një kombinim nga gjaku I qingjit dhe dhjam I skuqur.Një romak I lashtë ka thënë “Nje grua pa tualet është si gjella pa kripë”!
(….vazhdon)

Lamtumirë Dhimbje Koke!

Posted: February 20, 2009 Category: Shëndet

Dhimbje Koke
Të kesh dhimbje koke është e bezdisshme dhe ndonjëherë e vështirë që ta shmangim.Shumë prej nesh kur jemi nën presion, dhimbja e kokës shfaqet automatikisht,e nëse ajo përkeqësohet mund dhe të na bjerë të fikët nga dhimbja e madhe që ndjejmë.

Dhimbja e kokës është një dhimbje mjaft e fortë në kokë.Mund të na kapë anash, tek vetullat ose tek qafa.Ka lloje të

Dhimbje Te Forta Koke

ndryshme dhimbjesh koke,por më së shumti dhimbja e kokës shkaktohet nga stresi, qëndresës së gjatë përpara kompjuterit, zhurmave e shumë shkaqeve të tjera.

Një prej shkaqeve kryesore të dhimbjes së kokës është tensioni në muskujt e qafës, skalpit dhe mjekrës. Zakonisht pijmë ilacë gjumi, qetësues ose aspirina pa fund që dhimbja të na lehtësohet. Gjithsesi mund t’a bëjmë ne këtë gjë në cdo vënd?
Padyshim, nuk mund të flejmë në zyrë ose në një dyqan.Përvec këtyre ndoshta nuk kemi as aspirinë me vete në ato moment.
Mos u shqetësoni! Mënyra më e mirë për të larguar dhimbjen e kokës është nëpërmjet masazhit. Masazhi është aplikimi I presionit ose dridhjes në indet e buta të trupit, largimi I stresit psikologjik, manaxhimi I dhimbjeve, përmison qarkullimin dhe ndihmon për tensionin.
Kur ne vuajmë nga dhimbja e kokës,mund të ndihmojmë vetë veten tonë me masazh. E thjeshtë dhe cdokush mund ta bëjë atë,në punë ose shtëpi.
Më poshtë janë katër mënyra të thjeshta masazhi që të largoni dhimbjen e kokës.
1.    Masazh I zonave të syrit-Mbyllini sytë tuaj. Vendosni gishtërinjte te zona syve që janë sipër kockës se faqeve. Masazhojeni atë zonë më ngadalë në drektim rrethor për rreth një minuti.

2.    Masazh nga sytë tek hunda-Duke përdorur gishtin e madh të dorës, shkoni poshtë pjesës së vetullës (tek kocka që vjen direkte sipër syrit). Ndjejeni se ku kjo kockë takohet me urën e hundës dhe syve tuaj dhe lehtësisht ushtroni presion në këto pika. Mund ta bëni këtë gjë katër herë duke e shtrënguar dhe shtypur zonën për 10 sekonda për cdo

Qetesues Per Koken

shtypje.
3.    Masazhi I qafës- Masazhoni një pikë ku ju e ndjeni, duke lëvizur gishtat e dorës nga fundi i kokës tuaj deri drejt

bazës së kafkës tuaj. Vecanërisht në majë të qafës tuaj që takon bazën e kafkës. Masazhojeni për disa minuta duke përdorur majat e gishtave në drejtim rrethor.
4.    Masazhi I skalpit- Masazhojeni skalpin tuaj në majë të kafkës më pëllëmbët e duarve tuaja për rreth një minute.

Pasi ti keni bërë të gjitha këto masazhe merrni frymë thellë. Ngrijini shpatullat tuaja lart drejt veshëve, për rreth 10 sekonda për të larguar dhimbjen e mbetur, e më pas ulini përsëri në pozicionin e tyrë natyral.
Do filloni të ndjeheni më mirë kur të mund t’a bëni disa herë. Masazhi juaj do t’ju largojë dhimbjen e kokës, e koka juaj do t’ju duket sikur peshon më pak.

Të Vishesh Si Një Vajzë e Vogël!

Posted: February 20, 2009 Category: Stil

Cdokush do te duket I ri për sa më shumë kohë të jetë e mundur,dhe eshte I  gatshëm të bëjë cdo gjë për të qenë I atillë në cfarëdolloj cmimi që mund të përballojë.Shumë prej tyre nuk kuptojnë që mund të të kushtojë vetem ne ndryshim

Fustan

garderobe dhe të veshurit në një stil më rinor.

Teksa ne, femrat arrijmë tek te 30-tat, disa prej nesh fillojnë të shikojnë shenjat e para të plakjes,vecanërisht në

lëkurën tonë.Rrudhat e para fillojnë të duken.Nëse deri në këtë moshë jeni bërë nënë dhe e keni lënë pas dore trupin tuaj, mund te vëreni tek pjesa e barkut qe jeni shëndoshur dhe celulit në pjesë të ndryshme të trupit.Pergjigjja më e  thjeshtë dhe rruga më efikase, qe mendoni ju, sigurisht është operacioni plastik; duke harruar faktin që ajo cfarë ju nevojitet është thjesht një ndryshim në garderoben tuaj.

Të vishesh me stil nuk do të thotë të ndjekësh modën e fundit.Nuk ka rëndësi sa trendy ose sa në modë është ajo që keni veshur, të gjithë do arrijmë një moshë që moda nuk do të na interesojë më aq shumë sa dikur.Te vishesh në një stil rinor nuk do të thotë doemos të nxjerrësh nga garderoba jote te gjitha rrobat qe vishje adoleshente dhe të fillosh ti veshësh ato përsëri.

Kur themi “vishu me një stil rinor” do të thotë të shtosh në garderobën tënde disa elementë të vecantë në mënyrë për tu përshtatur me modën sigurisht pa e “trazuar” stilin tuaj personal.Pra kjo është ajo cfarë duhet bërë kur të kemi arritur nje moshë te mesme.Është shumë më e rëndësishme të pasurit një stil tëndin sesa të ndjekurit e modës.Pra në një farë mënyre ky është rregulli kryesor të cilin duhet të zbatojmë.

Kur xhinset “dëmtojnë ” dhe ndihmojnë

Xhinset janë nje element mjaft I rëndësishëm në veshjen e një femre.Fatkeqësisht ato janë më të “pamëshirshmet” per një individ I cili është shumë I shëndoshë ose dhe gjatë amësisë.Nëse xhinset tuaja nuk ju bëjnë atëherë mos u sforconi ti vishni me zorr pasi do t’ju tregonin cdo lloj pjese të trupit tuaj e cila më shumë duhet mbuluar sesa zbuluar.

Fustan Me LuleGjithsesi ekziston një hile që të vishni xhinse e të ngjani e re me to.Nëse keni arritur tashmë një moshë të mesme dhe beli juaj nuk është më I hollë sic ishte kohë më parë,atëherë ajo cfarë duhet të bëni është të provoni xhinse qe ju zbukurojnë ose qe I shkojnë më shumë trupit tuaj, në vënd që të “ngjiteni” pas xhinseve që përdornit kur ishit më e re.

Një palë xhinse që vijnë drejt ose të gjëra në fund do të balanconin dendësinë e trupit dhe do të ngjanit epshndjellëse në vënd të nje  trashaluqeje.
Kombinojini ato me një bluzë të gjatë që varet poshtë vitheve tuaja.

Ngjyra, Ngjyra, Ngjyra

Ndoshta nuk ka gjë më të fortë që mund moshën sesa ngjyrat e ndezura dhe të celta.Kur ishim të rinj shpeshherë mund të kemi qenë të detyruar të vishnim ngjyra si; blu e errët,gështenjë ose cokollatë sepse donim të merreshim sa më seriozisht teksa fillonim karrierën tonë.Por teksa vijmë tek një moshë e mesme duhet filluar të vishemi me ngjyra më të celëta.

Gjithsesi nuk keni pse ti thoni lamtumirë kostumit tuaj të zi.Ndoshta ajo cfarë duhet të bëni është ta kombinoni atë me një bluze shumëngjyrshe me ca lulka të vogla.Disa aksesorë me ngjyra do të mund të ndihmonin.
Në ditë të vecanta dhe weekende mund ti thoni mirupafshim për pak kohë kostumeve tuaja dhe të ndjeheni e re me një fustan me ngjyra sidomos gjatë stinës së verës.Lidhini flokët tuaj bisht mbrapa dhe harroni të vini tualet për një ditë,përvecse pak pudër për fytyrën dhe një shkëlqyes buzësh.Kjo është mënyra më e mirë dhe e lirë për të mposhtur moshën,dhe nuk keni nevojë as për Botox për të.