14 gjërat më të domosdoshme këtë verë

Shkruar Më: June 20, 2010 Kategoria: Stil

Nje palë rrobabanjo me trup

Pas shumë vitesh me bikini vec e vec, kthehen përsëri rrobabanjot me trup. Merrini në ngjyra të forta dhe të ndara me prerje e vija të ndryshme që të ndricojnë pjesët më të bukura të trupit tuaj.

rrobabanjo

Makiazh I shndritshëm

Ndryshe nga makiazhi opak I dimrit, në verë duam ndricim i cili aplikohet thjeshtë- dhe ndjehet I I lehtë në lëkurë
1. Vendosni ngjyrë vjollcë, pjeshkë, jeshile në mente, ose blunë e oqeanit mbi qepallat tuaja.
2. Vini pak pudër në mollëza deri afër veshëve
3. Jepini trupit tuaj pak shkëlqim me një hidratues që të përmbajë pak ngjyrë bronz.

makiazh

Vathë të mëdhenj

Vathë të mëdhenj gati që prekin shpatullat, si ato të Louis Vuitton janë një trend I domosdoshëm për këtë verë. Thjesht vishuni dhe mbani cdo gjë tjetër të thejshtë që të mos dukeni e ekzagjeruar.

vathe

Kapelë e madhe

Kapelet nuk ishin vetëm një aksesor I domosdoshëm në sfilatat e fundit, ato shërbejnë për një qëllim këtë verë. Mbrojnë lëkurën tuaj,skalpin dhe flokët nga dëmtimi I diellit. Mbani një të thjeshtë ose një kapele dramatike sipas stilit të 1960; sigurohuni të jetë ngjyrë pana ose bezhë( pra aspak e errët), dhe sigurohuni t’ju bëjë tamam.

kapele

Aromë e lehtë

Parfumet më të mira të reja këtë verë ndjehen si aromë…..vere. Pra mos mbani aromë që të bëni njerëzit që ju rrethojnë të largohen me vrap nga ju.

parfum

Bllokoni diellin

Jo të gjithë kremrat e fytyrës janë krijuar njëlloj- disa e humbin efektin gati brënda një ore. Sigurohuni që të përmbajnë Helioplex( produktet e Neugtogena), Mexoryl( tek La Roxhe-Posay), ose Active Photo Barrier( tek Aveeno)- keto produkte zgjasin katër deri në pesë orë.

krem dielli

Syze me tel

Harrojini syzet plastike. Këtë verë, kërkojmë stil aviator me tel më të sofistikuar që zgjaten nga kocka e vetullës deri tek kocka e mollezave. Ngjyra e skeletit mbetet në dëshirën tuaj, por përsa I përket lenteve nuk ka negocime- sigurohuni të jenë të polarizuara.

syze dielli

Bisht I lartë

Këtë verë bishti është I lartë, I puthitur mirë pas kokës dhe shumë I shkëlqyeshëm. Puthitini lart me një serum ose spray të shkëlqyeshëm, të cilët duhet të përmbajnë filtër UV. Vendoseni produktin vetëm të pjesa që keni puthitur, ndërsa pjesën e bishtit lëreni të lire e të cmendur pa produkte.

bisht flokesh

Buzë si manaferra

Ndryshe nga shkëlqyesit transparent, shkëlqyesit me ngjyrë ofrojnë ngjyra të cilat qëndrojnë gjatë, pavarësisht temperaturave të larta dhe lagështirës. Dhe ngjyra në cdo guru të bukurisë është- e kuqja në manaferrë- e cila ndricon cdo ton fytyre. Që të mbani efektin natyral, fërkojeni pak ngjyrën ne gishta, e jo t’a vini atë direkt nga tubi

ngjyre

Byzylykë të mëdhenj

Teksa moti ngrohet, gjërat ekstra  hiqen. Por jo këtë vit, falë Marc Jacobs- I cili I dërgoi modelet e tij në pasarelë të Louis Vuitton duke kërcitur nëpër duar byzylykë të mëdhenj të formave e ngjyrave të ndryshme. Zgjidhni byzylykë druri, ose metali dhe sigurohuni të jenë mjaftueshëm të gjëra.

byzylyk

Manikyr ngjyrë rozë

Me nëntonet roze, manikyrët rozë janë ngjyrat më në modë këtë verë, pa pasur rëndësi nëse lëkura juaj është e zbehtë apo e nxirë. Vetëm sigurohuni t’a mbroni nga zverdhja duke vënë sipër një shtresë më faktor mbrojtës UV cdo ditë.

manikyr

Orë gome

Orat gome të zeza e të bardha duken mjaft sportive për në verë, ato janë praktike, kundra ujit dhe djersës dhe zakonisht më pak të kushtueshme se pjesët e tyre prej floriri, argjend, ose lëkurë.

ore e gomuar

Papuce me gisht prej lëkurë

Ndryshe nga Havianat, papucet me gisht prej lëkure duken  në sfilata të përshtatshmë po aq sa duken dhe anash pishinës( ku duhet thënë se askush nuk do të mendojë se po vini nga shtëpia ku sapo keni përfunduar pedikyrin)

pandofla lekure

Pantallona të shkurta Safari

Pantallonat e shkurta me pala të kthyera janë ajo veshje të cilat do ti vishni cdo fundjavë. Të veshura sipër rrobabanjove, me një bluzë sipër dhe me sandale me gisht, janë shumë më seksi se fustani I hollë e transpartent .

pantallona te shkurta safari

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (1)

lindaa

August 22nd, 2010 at 19:08    

ju faleminderit shume per keto keshilla..vertet jane keshiklla qe do te na ndihmojne shume gjate kesaj kohe te ngroht verore..me stil te bukur dhe joo shum te eksagjeruara te zgjedhura me delikatese..jeni shum te vemndshem veq vazhdoni ne kete drejtim…:D:A

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja