11 Këshilla Shtëpiake Që Duhet Ti Dini Patjetër!

Shkruar Më: February 24, 2009 Kategoria: A e dini se....

1.    Kur të lani nje xhup me pupla në lavatrice kini parasysh  që të vini një top tenisi brënda, kështu puplat nuk do të mbildhen në një vënd dhe xhupi dotë jetë gjithmonë I fryrë dhe I shkrifët.
2.    Për të mos mbajtur erë të keqe shtëpia kur gatuani lulelaker vini në një pambuk pak uthull dhe lëreni sipër kapakut të tenxheres.  Mënyra tjetër është të prisni një copë lëkure limoni dhe t’a zieni bashkë me lulelakrën. Do zhdukni cdo erë të keqe.
3.    Mënyra më e mire për të pastruar një njollë vere është tëvini pak  kripë tek njolla dhe t’a lani me ujë të ftohtë përpara se t’a lani në  mënyrën klasike,  por kini kujdes jo me ujë të ngrohtë pasi bëhet me  keq, dhe mos e lini njollën të thahet duhet t’a bëni pastroni atë në  moment.
4.    Kur të vrasin këpucët  e reja, mënyra që të zgjerosh këpucët që të vrasin jane t’ja jepni ti veshë një person me  një numër më të madh se ju, një mënyrë tjetër   është ti vishni me corape të lagura dhe  mënyra e trete fusni gazeta të lagura për disa  orë në këpucë.
5.    Nëse doni të mbani patate për një kohë të gjatë dhe nuk doni të nxjerrin rrënjë,  vini midis tyre një kokërr molle.
6.    Njollat e lagështirës në mur,  pastrojini në fillim me një leckë të pastër, pastaj kaloni një leckë me klor dhe pastaj fshijini me një leckë të thatë.
7.    Per njollat e vajit në rroba, para se t’i lani ato, vihet tek njolla  pak detergjent enësh dhe më pas futini ato ne lavatrice.
8.    Për të mos mbajtur erë të keqe frigoriferi vini një  filxhan me  sodë buke ose një filxhan me kokrra kafeje.
9.    Për të mos pikuar qirinjtë tuaj zhytini për pak orë në ujë me kripe dhe lërini të thahen mirë para se ti ndizni.
10.    Për të pastruar pllakën e hekurit  hekurosni një letër sipër së cilës keni hedhur  pak kripë.
11.    Nëse gjella është shumë e kripur qëroni  dhe pritni në katër pjesë një patate dhe  vendoseni të ziejë bashkë me gjellën. Hiqeni  pak më parë se të ketë mbaruar së zieri gjella  në këtë mënyrë patatja ka thithur tepricën e kripës.

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja