10 këshilla për flokët e nënave të ardhshme


VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)
Me shtatzaninë  cdo gjë  ndryshon. Normalisht ndodhin dhe ndryshime në  flokët tuaja. Ato mund të  trashen, të  shkëlqejnë  më  shumë , ose mund  edhe të  ndryshojnë  nga të  drejtë  në   kacurrela ose e kundërta.  Më  poshtë  janë  disa këshilla për nënat e ardhshme për ti lehtësuar rrugën.

PRISNI TRE MUJORIN E PARË
Nëse dëshironi ti lyeni ose prisni flokët, sigurohuni që  të  ndodhë më  vonë  se 3 mujori i parë . Hormonet mund t’jua ndryshojnë  flokët në  kacurrela, me yndyrë  ose edhe gri. Gjithmonë  duhet të  dini me cfarë  floku keni të  bëni.

floket gjate shtatzanise

RIMENDOJENI PRERJEN
Teksa flokët tuaja të  trashë  e të  shkëlqyeshëm mund t’ju emocionojnë  që  të  provoni modelin që  keni ëndë rruar gjithmonë , mos harroni se flokët do t’ju kthehen në  gjëndjen e tyrë  natyrale pak muaj pasi të  lindni. Pra kini kujdes kur zgjidhni modelin.

NËSE JANË  TË  THATË  PROVONI BALSAM
Nëse i keni flokët të  thatë , me ndryshimet hormonale ato mund të  bëhen edhe më  të  thatë . Për të  luftuar këtë , provoni cdo javë  trajtime me balsam ose krem flokësh.

NËSE JANË  ME YNDYRË , NDRRONI KRËHËRIN
Po në  të  njëjtën mënyrë  që  flokët mund t’ju thahen gjatë  shtatzanisë , mund edhe që  të  bëhen me yndyrë . Kur të  laheni, aplikoni balsam vetëm tek fundet e flokëve dhe mos e përdorni cdo ditë . Një  furcë  me qime natyrale stimulon prodhimin e yndyrës në  skalp dhe flokët nuk kanë  më  nevojë  për yndyrën e shtuar.

PO, MUND TI LYENI FLOKËT
Sipas gjinekologë ve, lyerja e flokëve nuk ekspozon ndonjë  problem. Mjafton të  mos i lyeni gjatë  tre- mujorit të  parë . Megjithatë  për të  qenë  më  të  sigurtë  mund të  konsultoheni me një  mjek më  parë .

PROVONI FIJET
Nëse nuk dëshironi të  ndërrmerrni rrezikun që ti lyeni të  gjitha flokët, mud të  provoni fijet. Meqënëse boja për fijet nuk aplikohet menjëherë  në skalp, thithet më pak nga trupi. Megjithatë dhe për fijet prisni deri pas 3 mujorit të  parë

LEXONI ETIKETAT
Shume femra fillojnë përdorin produkte bimore si alternativë , kur janë  shtatzana. Mos harroni të  lexoni etiketat sepse edhe produktet bimore pë rmbajnë  shumë  kimikate .